Rrëfimet seksuale të ish-peshkopit

Apr 16, 2011 | 13:33

Rrëfimet e abuzimit pedofil të një peshkopi belg me dy nipërit e tij, janë transmetuar në televizionet vendase duke rrëqethur jo vetëm popullin, por edhe Kryeministrin, Klerin e lartë dhe Prokurorinë. Roger Vangheluve, ish-peshkop në Bruge, i quajti abuzimet seksuale “një lojë e vogël”, në të cilën kishte prekje, por jo “seks të vrazhdë”. “Kurrë nuk kam qëndruar lakuriq” dhe abuzimet kurrë nuk kishin të bënin me “seksualitet real”, është shprehur 74-vjeçari, sipas AFP. Ai dha dorëheqje nga detyra më 2010, pasi pranoi abuzimin me njërin nga nipërit e tij për 13 vjet. Në rrëfimin e fundit ai zbuloi se kishte abuzuar edhe nipin e dytë “disa dhjetëra herë, por jo për vite me radhë”.
Vangheluve kërkoi falje për vuajtjet që ka shkaktuar, por mohoi të jetë një pedofil. Kryeministri belg tha se “Është e tmerrshme ajo që ky njeri tregon. Kisha duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Kjo gjë nuk mund të vazhdojë më tej”.           (DW)

© Panorama.al

Te lidhura