Ronaldo, kundër Murinjos: Luan vetëm në mbrojtje

Apr 29, 2011 | 9:18

“Një kampion nuk di të fshihet, por thotë gjithnjë të vërtetën, edhe në rast se ajo është e hidhur” (ashtu si në rastin e humbjes së Realit të Madridit). Nuk janë fjalët e dikujt dosido, por të një legjende si Pele. Dhe Kristiano Ronaldo, ka bërë pikërisht këtë, në vend që të gjente alibi ashtu si trajneri i tij për disfatën e “Bernabeut” me Barcelonën, e ka drejtuar gishtin ndaj trajnerit të tij. “Nuk më pëlqen të luaj në mbrojtje, por më duhet të përshtatem, nuk kam ç’të bëj, gjërat janë kështu për momentin. Ne kishim një strategji për të ndjekur”, ka thënë Ronaldo.

© Panorama.al

Te lidhura