Romë, plagoset me armë shqiptari 30 vjeçar

Apr 11, 2011 | 9:09

ROMË- Një shtetas shqiptar është plagosur në Romë, në zonën e njohur si Prati Fiscali. Mediat italiane, që raportojnë sot lajmin i referohen burimeve të policisë lokale, por nuk bëjnë me dije identitetin e të plagosurit.

“I riu shqiptar, 30 vjec është plagosur me armë në këmbën e djathtë, rreth orës 22.00 të së dielës dhe ka kërkuar ndihmë në një fats food”- bëjnë me dije mediat italiane.

Shqiptari është transportuar me urgjencë në spitalin Sandro Pertini të kryeqytetit italian ku dhe i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorit, ose autorëve dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura