Revolta për dorëheqjen e Ramës, qytetarë dhe aktivistë dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Të hetohet kryeministri, do bëjmë edhe kallëzim

Jul 1, 2026 | 10:22

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të mërkurë para ambienteve të SPAK, ku po dorëzojnë librin “Albanian Files”,sipas tyre “arma e krimit” e kryeministrit Rama.

aktiviste

Protestuesit përsëritën se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, ky libër është arma e krimit me të cilin Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Po ashtu ata paralajmërojnë se do të bëjnë edhe një kallëzim.

“Në atë libër janë  projektet që një pjesë janë ndërtuar, disa të tjerë do të ndërtohen. Aty është edhe projekti i Zvërnecit që në vitin 2022, ndërkohë që Edi Rama tha se nuk ka projekt. Është arma e krimit me të cilit Rama ka shkatërruar Shqipërinë”, tha një prej aktivisteve.

© Panorama.al

Te lidhura