“Rama ka shmangur konsultimet publike”- Protestuesit dorëzojnë në SPAK “librin rozë”, aktivistja: Kryeministri ka kryer krim, të japë dorëheqjen! Ligji u bë me porosi

Jul 1, 2026 | 10:30

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi para SPAK se libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit, përmban 523 projekte, të cilat sipas saj janë të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar.

libri roze albania files

Vatnikaj tha se dokumenti tregon shmangien e konsultimeve dhe pretendoi se ligji 21/24 është miratuar në lidhje me projekte që ishin parashikuar më herët.

Aktivistja kërkoi që hetimet të vijojnë deri në fund, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit.

“Në këtë libër gjenden 523 projekte, disa të ndërtuara, disa në ndërtim e sipër dhe disa të tjera në plan për tu ndërtuar. Në këtë libër del qartë se Rama ka shmangur konsultimin. Në këtë libër del qartë se ligji 21/24 është një ligj i miratuar për shkak të projekteve të ndryshme që gjendjen në këtë libër vite më parë se të ndryshohej ligji.

Ne jemi këtu për ti dhënë SPAK se ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne nuk jemi për drejtësi popullore, por ne kërkojmë një shtet të së drejtës ku kryeministri të trajtohet dhe hetohet si të gjithë qytetarët. Kërkojmë drejtësi deri në fund dhe drejtësi për të gjithë pavarësisht pushtetit momental”, tha aktivistja Sidorela Vatnikaj.

protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (1) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (2) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (3) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (4) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (5) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (6) protesta para spak sidorela vatnikaj libri albania files (7)

© Panorama.al

Te lidhura