Aktivisti Andi Tepelena theksoi se më 4 Korrik pritet që të zhvillohet protesta më e fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa do t’i bashkohen edhe mijëra shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Nga SPAK-u, ku dorëzuan librin “Albanian Files” për të hetuar kryeministrin, aktivisti Tepelena tha se më 4 korrik, kur Rama feston edhe ditëlindjen, protestuesit mund t’i bëjnë atij edhe një “dhuratë”.
“Mund të kemi edhe një dhuratë. Besoj se do të jetë një tortë e madhe me urimin se Rama ta bëjë ditëlindjen diku tjetër por duhet të vihet para drejtësisë më parë. Ditë pas dite këto janë detaje.
Di që data 4 do të jetë e fuqishme ku do të bashkohen shumë shqiptarë. Kemi një orientim pro perëndimor, pro amerikan dhe pro evropian. Do t’i shkojmë deri në fund protestës deri në dorëzimin pa kushte të kryeministrit.”, tha ai.
© Panorama.al












