Aktivisti Andi Tepela, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files” si një provë për të hetuar kryeministrin Edi Rama, deklaroi se rezistenca e tyre do të vijojë deri në dorëheqjen e tij.
Në një komunikim për News24, aktivisti deklaroi se çdo ditë edhe më shumë po provojnë se qeveria e Edi Ramës është e lidhur me bandat.
“Ne çdo ditë provojmë akte të forta politike që deligjitimojnë qeverinë e Ramës. Po tregojmë se qeveria është e kapur nga oligarkia, nga bandat dhe është në shkelje të ligjeve e kushtetutës. Nuk ka afat kjo, rezistencë që do të zgjasë në kohë deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Do të vazhdojë kjo dorëheqje paqësore qytetarë deri në dorëheqjen e Ramës.”, tha ai.
I pyetur për sulmet e kryeministrit ndaj tij, aktivisti theksoi se ai po përdor metodat e Sigurimit të Shtetit duke anatemuar qytetarët. Ai theksoi se së pari me këtë sjellje, kryeministri tregon se po fyen qytetarët që protestojnë.
“Unë jam si shumë mijëra qytetarë që dalin në shesh. Janë metoda të sigurimit të shtetit, që anatemojnë njerëz të caktuar për të legjitimuar protestat. Unë jam shumë i qetë, çdo metodë e tij për të denigruar individë të caktuar mobilizon më shumë qytetarë. Ai së pari fyen qytetarët që marrin pjesë.”, shtoi ai.
© Panorama.al












