FOTO/ Shpërndanin kokainë dhe hashash në Durrës, arrestohen 2 të rinjtë! U gjenden dhe dy armë, ja ku e shisnin mallin

Jul 1, 2026 | 10:22

Një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike është goditur sot në qytetin e Durrësit (1 korrik).

arrestim durres2

Operacioni është koduar “The Hill 2”, (Kodra), i cili kishte në shënjestër goditjen e një rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit dhe në plazhe.

“Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës”, bëri me dije policia vendore.

droga durres2

Dy personat dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së kokainës dhe cannabis sativa në doza të vogla.

droga durres

Ata u kapën në fshatin Rrashbull, ndërsa gjatë kontrolleve fizike dhe në banesa, u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje, një shumë parash e dyshuar si përfitim nga aktiviteti kriminal, dy armë të ftohta (një shkop bejsbolli dhe një thikë) si dhe tre celularë.

arrestim durres

“Policia bëri të ditur se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, sqaroi policia.

© Panorama.al

Te lidhura