EMRI/ Zbardhet aksidenti i Pogradecit, 32-vjeçari që humbi jetën e kishte vjedhur makinën! Pronari bëri denoncim, gjeti çelësat në…

Jul 1, 2026 | 10:09

Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32-vjeçarit, në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec ditën e djeshme (30 qershor).

aksidenti pojske

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë, pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.

Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku nga dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora, i cili mbeti edhe viktimë e aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura