Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu përgjigj me sarkazëm një sulmi të ri nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të martën. Netanyahu tha se Erdogan duhet të “qetësohet”, duke iu referuar retorikës së tij gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit.
I pyetur gjatë një interviste me Channel 14 të Izraelit nëse retorika e fundit që vjen nga Turqia e shqetëson, Netanyahu u përgjigj: “Sigurisht që më shqetëson mua.”
Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të lartë turq kanë shtuar kërcënimet kundër Jerusalemit kohët e fundit, me ministrin e brendshëm të Turqisë që bëri thirrje në fillim të këtij muaji që vendi ta “çlirojë” Jerusalemin.
Netanyahu komentoi se “ajo që po ndodh në Turqi është rezultat i rënies së fuqisë së Iranit. Irani është boshti ekstremist shiit, ndërsa Turqia përfaqëson boshtin e Vëllazërisë Myslimane – një lëvizje po aq ekstremiste.”
“Ajo që thotë Erdogan për dëshirën e tij për të shkatërruar Izraelin dhe për të sunduar përsëri Jerusalemin… mendoj se ai ka harruar se 400 vjet sundim osman kanë marrë fund.
Sot, ja ku është një shtet i fortë i quajtur Izrael. Janë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Janë populli i Izraelit. Dhe ekziston një qeveri e Izraelit. Dhe do të ishte e mençur që ai të qetësohej. Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë ekzistencën tonë.
Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë sigurinë tonë. Dhe mendoj se kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Unë besoj se duhet të mbrojmë kufijtë tanë. Por duhet ta kuptojmë: ndërsa një fuqi bie, del një tjetër. Kështu funksionojnë gjithmonë gjërat.
Dhe fuqia që duhet të vazhdojë të dalë – dhe në fakt të dalë më shpejt – është Shteti i Izraelit”, theksoi Netanyahu.
© Panorama.al












