Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku gazetari i News24, Marsel Rupi, u shty dhe u ofendua verbalisht nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias e dënoi ashpër sjelljen ndaj gazetarit, duke theksuar se vendosja e duarve mbi reporterët dhe fyerja e tyre për shkak të ushtrimit të detyrës është e papranueshme.
“Shqipëria: RSF qëndron në krah të gazetarit të News24, Marsel Rupi, i cili u shty dhe u ofendua verbalisht dje nga deputeti i Partisë Socialiste në pushtet, Erion Braçe, ndërsa Rupi përpiqej t’i bënte pyetje jashtë Parlamentit! Të vësh duart mbi gazetarët është përtej çdo gjëje të papranueshme, po aq sa është edhe t’i ofendosh ata sepse mbajnë pushtetin përgjegjës”, theksojnë në reagimin e tyre, Reporterët pa Kufij.
© Panorama.al












