Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallaku foli sot për herë të parë në lidhje me 24 masat e arrestit të lëshuar nga SPAK për zyrtarë të këtij institucioni arsimor, që dyshohet se kanë abuzuar me tendera.

Fjalimi i rektorit u zhvillua në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke shkaktuar reagime të shumta.
Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin “Open” në News 24 gazetari Basir Çollaku.
Çollaku tha se sot në Shqipëri Universiteti Publik shkon e jep llogari në selinë e PS, i jep llogari kryeministrit.
“Sot ne shohim që Universiteti Publik shkon e jep llogari në selinë e PS. Pak rëndësi ka ku e bëjnë mbledhjen, rëndësi ka që janë PS. Në selinë e PS, Universiteti publik duke i dhënë llogari Kryeministrit dhe ky i kërkon standarte prokurorit”, tha gazetari.
© Panorama.al











