Raul Kastro u bë për herë të parë numri një i Partisë Komuniste kubane, pas votimit të djeshëm të Komitetit Qendror të partisë. Ai kështu zuri vendin e vëllait të tij, Fidel. Ky i fundit i kishte kërkuar Raulit që të mos e bënte më pjesë të Komitetit Qendror. Me marrjen e pushtetit të plotë nga Raul, Kuba shënoi edhe reforma të rëndësishme demokratike në sistemin e saj, që më parë mund të ishin të pamenduara. Në këtë vend do të kryhen reformat ekonomike që do të zhvillojnë socializmin dhe do të mbajnë parasysh tendencat e tregut, por gjithnjë në kuadrin e planifikimit. Një dokument i publikuar pas Kongresit mbi reformat e propozuara nga Raul Kastro, parim bazë do të jetë se vetëm socializmi mund të fitoje mbi vështirësitë e të ruajë fitoret e revolucionit. Kuba do të njohë investimet e huaja, pronën private dhe punëtorët e pavarur.











