Rama pritet në Holandë nga homologu Schoof, kryeministri: Forcojmë partneritetin dypalësh

Nov 17, 2025 | 13:57

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Holandë, ku është pritur në nj takim me homologun e tij Dick Schoof.

rama dick

Me anë të një postimi në Facebook, Rama e konsideron takimin si të rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën.

“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof. Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën”, shkruan Rama

Më pas, Kryeministri Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.

© Panorama.al

Te lidhura