Marshimi i mijëra shqiptarëve që morën pjesë në protestën e sotme në bulevardin para kryeministrisë në ditën e nëntë, ka vijuar nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Vala e tyre është derdhur duke hedhur parulla dhe me pankarta në duar për largimin e politikës së vjetër dhe drejtësi me burg për liderët e dy partive të mëdha.
Nuk munguan as parullat etnike, por edhe thirrje ndaj Policisë që të bashkohej apo se ishte me qytetarët.
Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. “Thirrjet e tyre “Dorëheqje” ushtojnë në Tiranë.
“Ejani mblidhuni këtu”, “O sa mirë me qenë shqiptar, ohej!”, “Shqipëri etnike”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Policia është me ne”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ei Rama ka mbaru, ka mbaru…”, ishin disa nga thirrjet në kor të tyre.
Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”.
Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.
© Panorama.al


















