Më shumë pa luajtur se në fushë Kieza ka humbur thuajse gjithçka. Kalimi te Liverpul u quajt maja e tij e kaerrierës, por stoli ish shoku që e ka shoqëruar më shumë se kushdo tjetër në qytetin e Bitëllsave. “Do të doja të kthehesha te Juventusi. Nuk do të isha larguar kurrë”, thotë mes shumë pendimeve Kieza. Në intervistë ai i vetëofrohët Juves, pas lamtumirës së nxituar dhe të stuhishme në verën e vitit 2024.

“Juventusi është gjithmonë në zemrën time dhe do të doja të kthehesha”, thotë anësori i Liverpulit, i cili tashmë ishte afër rikthimit te bardhezinjtë në janar dhe i cili vazhdon ta konsiderojë aventurën në Torino si një plagë të hapur. Por a është vërtet i mundur një rikthim i Kiezës te Juve? Sigurisht pasi në stolin e Juventusit është një nga admiruesit më të mëdhenj të djalit të artit. Ishte nëntor i vitit 2023 kur Luçiano Spaleti, trajner i atëhershëm i kombëtares, në prag të një ndeshjeje kundër Maqedonisë, e kishte lartësuar Federiko Kiezën, duke e quajtur atë “mëkatar i futbollit italian».
Çuditërisht ajo ishte dhë grumbullimi i fundit me kombëtaren. Spaleti, i cili e ka rreshtuar gjithmonë si titullar edhe në Kampionatin Evropian zhgënjyes 2024, e konsideron Federikon një lojtar të aftë për të bërë gjithçka, anësorin (në të djathtë ose majtas), por edhe qendërsulmuesin e rremë, në një treshe të lehtë. Dhe pikërisht për këtë arsye janarin e kaluar ishte shprehur pozitivisht për rikthimin te Juventusi i të parës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











