VIDEO+FOTO/ Protesta e 9-të për dorëheqjen e Kryeministrit, pankartat pikante nga mijëra qytetarë në shesh: Lali, lali o legen, prite Ramën se po vjen!

Jun 8, 2026 | 21:00

Teksa protesta për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënoi sot ditën e nëntë me një pjesëmarrje masive nga dita në ditë, ajo që ka rënë në sy janë edhe pankartat pikante që qytetarët mbajnë në duar.

Vlen të themi se protestuesit kanë qenë çdo ditë e më kreativë, duke sjellë në shesh mesazhet e tyre ironike për qeverinë dhe kryeministrin me pankarta dhe thirrje të ndryshme.

“Lali, lali o legen, prite Ramën se po vjen”, thuhet në një nga pankartat që qytetaret mbajnë në duar, duke iu referuar këtu kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg për më shumë se një vit.

protesta tirane marshimi (2)

“Kujdes, mos e prek se është provokim”, thuhet në një tjetër, të shoqëruar me foton e Ergys Agasit, biznesmenit të marrë nën hetim nga SPAK për aferën e AKSH-it.

WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.45

Protestuesit nuk kanë kursyer as ironitë për kreun e PD-së dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin shpesh herë e kanë portretizuar si bashkëpunëtor me Ramën.

WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.48 (1) WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.46 WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.48 WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.50 WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.54 WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.58 WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.56 protesta tirane marshimi (1)protesta tirane marshimi (8) WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.44 protesta tirane marshimi (6) protesta tirane marshimi (5) protesta tirane marshimi (2) WhatsApp Image 2026-06-08 at 20.43.59

© Panorama.al

Te lidhura