“Arrestoni Belindën!”- Revolta e qytetare parakalon te Ministria e Infrastrukturës: Rama dorëhiqu!

Jun 8, 2026 | 20:59

Dallga e madhe qytetare ka parakaluar e marshuar rrugëve të Tiranës mbrëmjen e sotme, në ditën e nëntë të grumbullimit të tyre paqësor për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa kanë marshuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës, protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Arresto Belindën” dhe “Rama dorëhiqu”.

Ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për korrupsion. Ndërkohë protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

marshim tirane sot

Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet.

marshim tirane sot

Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.

marshim sot1

© Panorama.al

Te lidhura