TIRANË- Në kuadër të fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në garë për mandatin e katërt ka prezantuar sot planin për ndërtimin e një tramavaji në kryeqytet, “Tram Tirana”. Gjatë fjalës preznatuese të planit të ri të bashksië, Rama ka deklaruar se projekti i ri garanton rritjen e cilësisë së transportit dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe vjen si një zhvillim i qëndrueshëm me një koncept të mirëpërcaktuar urbanmistik, ekonomik, e sociali, që rrit cilësinë e bashkëjetesës komunitare mes qytetarëve të këtij vendi dhe njëkohësisht rrit vlerën materiale të aseteve publike e private.
Duke bërë një karahsim me planin e rivalit për Tiranën, Rama ironizoi duke e cilësuar me një dallim si nata me ditën. “Ka një dallim radikal mes nesh e Saliut, mes planit tonë për zhvillimin dhe atij të Saliut”- tha Rama, duke e cilësuar planin e rvalit, si një “kuturisje dhe e ushqyer me epshet e parasë”.
Projekti i tramvajit parashikon 6 linja, që do të bëjnë lidhje komode me skaje të ndryshme të Tiranës, përfshirë lidhjen mes Rinasit dhe Durrësit me kryeqytetin.
“6 linjat e tramit të prekin 6 pika strategjike të qytetit, 4 prej të cilave janë trame të pikat fundore të të cilave lidhen me universitetin dhe dy tramet e tjera, pikat fundore lidhen me aeroportin dhe qytetin e Durrësit”- tha ai.
© Panorama.al











