TIRANE- Kreu aktual i Bashkise se Tiranes, ne gare per mandatin e katert ka premtuar perkujdesje per komunitetin rom, duke nisur qe nga femijet.
Gjate nje aktiviteti te organizuar nga Bashkia me rastin e Ditës Botërore të Romëve, Edi Rama ka deklaruar se “Bashkia është shtëpia ku romët mund të qajnë hallet e tyre”.
Ai ka premtuar se bashkia eshte e angazhuar të bëjë gjithcka për të ardhmen e ketij komuniteti, duke nisur qe nga strehimi i tyre. Vetem pak kohe me pare, romet u debuan dhunshem nga cadrat e tyre prane stacionit te trenit, ngjarje kjo qe u denua ashper nga prezenca nderkombetare ne vendin tone.











