Rama: Ekonomia jonë po rrënohet çdo ditë

Apr 25, 2011 | 20:18

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se ekonomia jonë po rrënohet dita ditës, pasi sipas tij kjo është një ekonomi ku nuk ka konkurencë dhe një ekonomi që na ka sjellë papunësi.

Ndërsa ishte në njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet për të prezantuar kandidatin e opozitës, Armando Halebi, Rama tha se, Saliu tallet kur flet për mrekulli ekonomike.

Sipas tij, Saliu dhe oborri i tij jetojnë mrekullinë ekonomike.

Vota e 8 majit, vazhdoi më tej ai, është për një rrugë të re të zhvillimit të territorit. Urbanizimi i suksesshëm është modeli ynë, ndërsa, siç e quajti ai ‘getoja’ e Kasharit është modeli i Saliut.

Ai i ftoi banorët e njësisë 9 në Tiranë të votojnë “Aleancën për të ardhmen” si të vetmen mundësi për çlirim.

© Panorama.al

Te lidhura