“Pse kërkojnë ujë, të lahen me shampanjë”- Ina Zhupa denoncon kryebashkiaken Mersini pas protestës në Vlorë: Jetojnë në botë paralele me koncerte dhe ballo

Dec 28, 2025 | 21:35

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas protestës së qytetarëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm.

proteste vlore 000

Zhupa kritikon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila sipas saj u ka thënë qytetarëve se në vend të ankimit për mungesën e ujit, mund të lahen me shampanjë.

Deputetja u shpreh: “Ju lumtë protestuesve vlonjat, plot dinjitet dhe qytetari”, duke mbështetur kërkesën e qytetarëve për shërbime minimale dhe respekt të të drejtave të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura