Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Kuçovës, nga ku kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se PS-së nuk i mjafton vetëm një fitore aritmetike, por i nevojitet një fitore e madhe dhe popullore.
Sipas Ramës, vetëm nën drejtimin e PS-së, vendi ynë mund të anëtarësohet në BE.
Edi Rama: Timoni ia vlejti sepse kur unë thosha atëhere na duhet një drejtësi që të godasi majtas djathtas, nuk bëja propagandë, sot kemi një drejtësi për herë të parë në vendin tonë që po godet majtas dhe djathtas.
Barazia para ligjit është themelore për ta çuar Shqipërinë si zonjë në sallonin e Europës.
Kur bufi i kënteës thotë në 12 maj unë do shkrij SPAK, ose ca të tjerë që thonë e duam votën që të mbrojnë SPAK nga ne.
Sot për sot SPAK, barazia para ligjit kanë garant PS dhe mua në krah të saj falë mbështetjes tuaj.
Motra dhe vëllezër ka vetëm një rrugë, Shqipëria në Bashkimin Evropian…Ne nuk na mjafton një fitore aritmetike, ne na duhet një fitore e madhe dhe popullore.
© Panorama.al











