Burri plagos me thikë gruan pas një sherri në banesë, 32-vjeçarja dërgohet në spital, autori shpallet në kërkim

Jul 10, 2026 | 9:22

Një plagosje me thikë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare pas një konflikti për motive të dobëta në banesën e tyre.

makine-policie

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim nga policia.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

© Panorama.al

Te lidhura