Spanjë-Belgjikë, sfidë mes forcës fizike dhe futbollit zbavitës! “La Roja”, makthi belg i shekullit të 21-të

Jul 10, 2026 | 8:49

Spanja dhe Belgjika zbresin në fushë për një nga sfidat më interesante të çerekfinaleve, me të dyja kombëtaret që kanë treguar formë të mirë gjatë këtij edicioni.

span

Belgjika, gol në të gjitha ndeshjet

Belgët kanë arritur deri në këtë fazë pas dy fi toreve bindëse në fazën me eliminim direkt, duke shënuar gjithsej 7 gola dhe duke pësuar vetëm 3. Në raundin e fundit eliminuan SHBA-në me rezultatin 4-1, ndërsa më parë mposhtën Senegalin 3-2. Bilanci ofensiv i Belgjikës është mbresëlënës. Ekipi ka mesatare prej 2.3 golash për ndeshje dhe ka realizuar në çdo takim të turneut. Sulmi mbështetet te tranzicionet e shpejta, fuqia fi zike dhe loja ajrore, ndërsa kundërsulmet mbeten arma më e fortë e skuadrës. Belgët krijojnë mesatarisht mbi 14 raste për ndeshje dhe regjistrojnë rreth 52% posedim të topit. Megjithatë, mbrojtja nuk ka qenë gjithmonë e pakalueshme. Belgjika ka pësuar gol në 4 nga 6 ndeshjet e fundit dhe shpesh ka lënë hapësira mes reparteve, sidomos kur kundërshtari ushtron presion të lartë. Kjo mbetet pika më e dobët e skuadrës, së bashku me vështirësinë për të kontrolluar ritmin për 90 minuta.

Spanja, mbrojtja zhvleftëson sulmin

Në anën tjetër, Spanja vazhdon të mbetet simbol i futbollit të bazuar te qarkullimi i topit dhe kontrolli i lojës. Iberikët kanë fi tuar dy ndeshjet e fundit me rezultatin identik 3-0 ndaj Austrisë dhe 1-0 ndaj Portugalisë, duke mos pësuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt. Në total kanë realizuar 8 gola dhe kanë pranuar vetëm 2 gjatë turneut. Statistikat tregojnë superioritet në posedim, me mesatare rreth 65%, ndërsa skuadra kompleton mbi 600 pasime për ndeshje me saktësi që kalon 90%. Spanja krijon shumë raste përmes kombinimeve të shkurtra dhe ka aftësinë të kontrollojë ritmin e sfi dës për periudha të gjata. Forca më e madhe e spanjollëve mbetet organizimi kolektiv. Ekipi lëviz si një bllok kompakt, humbet pak topa dhe pëson shumë pak raste të pastra. Megjithatë, ndaj skuadrave që mbrohen me shumë lojtarë, Spanja ka hasur vështirësi në konkretizim, pasi shpesh i mungon fi nalizimi i shpejtë në zonë.

Bilanci ndeshjeve direkt

Historikisht, përballjet mes Belgjikës dhe Spanjës kanë qenë të balancuara, por spanjollët kanë ruajtur një epërsi të lehtë në ndeshjet zyrtare. Kjo sfi dë pritet të vendoset nga detajet. Në letër, Spanja shihet si favorite falë ekuilibrit mes mbrojtjes dhe sulmit, por efi kasiteti i Belgjikës përpara portës e bën këtë një duel të hapur, ku një moment individual ose një gabim i vetëm mund të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë biletën për në gjysmëfi nale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura