VIDEO/ Trajneri i Marokut shpërthen pas eliminimit nga Botërori: Goli i Mbapes duhej anuluar, pati prekje me dorë

Jul 10, 2026 | 9:18

Maroku u eliminua nga Kupa e Botës pasi humbi ndaj Francës në çerekfinale, mes polemikave mbi një prekje të mundshme me dorë në lojën që çoi në golin e Kilië Mbape. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Mohamed Ouahbi deklaroi se goli duhet të ishte anuluar.

gf4

“Disa lojtarë u ndalën sepse pati një prekje me dorë në portën e Francës! Dhe padyshim pati një prekje me dorë! Nuk e di pse nuk e anuluan golin e Mbapes. Jemi të zhgënjyer, por pjesa e parë ishte shumë e vështirë, francezët ishin shumë të mirë me topin. Ata kishin shumë posedim, shkaktuan shumë probleme në krahë me lojtarët e tyre, dhe gjithashtu në qendër. Duhet ta pranojmë se janë një ekip i shkëlqyer. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe kishin mundësi më të mira për të shënuar gola. Na mungonin idetë dhe freskia për të bërë më shumë kur kishim posedimin. Duhet ta pranojmë këtë humbje. Është e vështirë të flasësh kaq shpejt pas ndeshjes, por është gjithashtu e vështirë të flasësh për keqardhjet kur arritëm në çerekfinale”, përfundoi ai.

Por a duhej të ishte anuluar goli?

Sipas analistit të arbitrimit Juan Guzman, prekja me dorë nuk duhej të ishte anuluar për dy arsye: ishte e rastësishme, nuk kishte lidhje të menjëhershme me golin dhe posedimi i topit ndryshoi duar, kështu që goli u la në fuqi në mënyrë të saktë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura