Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 40-vjeçarit Ilir Lika, i njohur edhe me mbiemrat Gjini, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Kurbin.
Mësohet se Lika u sulmua me armë zjarri menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij dhe po drejtohej për të hyrë në pallatin ku banonte.
Mësohet se 40-vjeçari ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit, por autorët e kanë ndjekur dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Mësohet se për ngjarjen është identifikuar një person që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Bëhet fjalë për Emiljan Suti, i cili po kërkohet nga policia në kuadër të hetimeve.
© Panorama.al












