Izraeli ndau informacione me Shtetet e Bashkuara se Irani kishte hartuar së fundmi një plan të ri për të vrarë Presidentin Donald Trump, raporton CNN.
Sipas një burimi, paralajmërimi u bë këtë javë. Një tjetër burim tha për rrjetin televiziv se SHBA-të kishin marrë një mori informacionesh gjatë javëve të fundit rreth planeve të mundshme për të vrarë Trumpin, por paralajmërimi nga Izraeli ishte i ri dhe kishte të bënte me një komplot specifik.
Qeveria amerikane ka paralajmëruar prej kohësh se Irani mund të përpiqet të vrasë Trumpin në hakmarrje për sulmin me dron të vitit 2020 që ai urdhëroi, ku mbeti i vrarë gjenerali i lartë iranian, Qasem Soleimani.
Kur u pyet, Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi, por iu referua thjesht deklaratave të bëra nga Donald Trump të mërkurën ndërsa ndodhej në samitin e NATO-s.
“Ata duan ta eliminojnë udhëheqësin amerikan – mua. Unë jam në çfarëdo liste. Pashë këtë mëngjes se jam në secilën prej listave të tyre. Dhe deri më tani, mendoj se kam qenë pak me fat, por ndoshta kjo nuk zgjat shumë. Këta janë njerëz të këqij dhe të sëmurë. Dhe ne duhet ta çrrënjosim atë kancer. Atë kancer. E dini çfarë bëni? Duhet ta hiqni kancerin herët. Dhe kështu ndihem unë.”, tha ai.
Presidenti u largua nga Samiti i NATO-s në Turqi me aeroplanin e vjetër presidencial dhe jo me atë të riun që i ofroi Katari, për shkak të shqetësimeve për sigurinë, sipas Neë York Times.
© Panorama.al












