Mijëra vetë u mblodhën edhe sot për ditën e 19-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Disa protestues mbajtën fjalën para podiumit të improvizuar. Një prejt tyre krahasoi këtë të protestë me atë të studentëve të vitit 2018.
Ai shtoi se Rama shet Shqipërinë dhe tokat e saj sa herë ka nevojë te të huajt të gjejë mbështetje për pushtetin e tij.
Protestuesi: A e dini se Shqipëria sivjet nuk hyri në botëror se Zoti kishte rezervuar një botëror më të mirë për shqiptarët, atë të kombit shqiptar. Ne sot jemi kryefjala e gjithë mediave botërore. Nuk jemi turp i atij sheshi që ndjek botërorin. Jemi në këtë shesh që e transmeton gjithë bota. Në 1990 prindërit tanë si ish student na gënjyen se na sollën demokracinë. Jemi neokomunizëm. Nuk shoh asnjë ndryshim. Në 2018 tentuan që shqiptarëve t’ju jepnin shpresë me një revolucion të madh. Por mes nesh patëm shumë tradhtarë. Na sulmuan, prapë kishte shpresë, prapë ka shumë të rinj që derdhën shumë lot kur protestat u shuan.
U them kthehuni se kemi lënë një mision përgjysëm, ta çojmë deri në fund atë sot. Tja u japim shpresën shqiptarëve. E di që ka shumë tradhtarë mes nesh, por ne do krijojmë katarsisin tonë. Ne do i shporrim tradhtarët mes nesh. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga tradhtarët dhe të sjellim shpresën shqiptarëve. E keni vënë re si sillet Rama duke na quajtur fashistë. Ai ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt. Ashtu si ka ndryshuar fenë sa herë ka dashur të bëjë pazar me Shqipërinë. Kështuqë ju lutem qëndroni të bashkuar derisa ta fitojmë këtë betejë.
© Panorama.al












