Një prej protestuesve gjatë protestës së 19-të në Tiranë, ka kërkuar largimin e qeverisë dhe ka kritikuar klasën politike ndër vite.
“Duhet të shporret kjo qeveri. Si Sala, si Edi Rama, janë bijtë e komunizmit. Poshtë komunizmi”, u shpreh protestuesi para të pranishmëve.
Ai bëri thirrje për bashkim dhe qëndresë, duke deklaruar se në vend ka ende njerëz të ndershëm që e duan vendin dhe nuk korruptohen.
Protestuesi: Duhet të shporret kjo qeveri. Si Sala, si Edi Rama, janë bijtë e komunizmit. Poshtë komunizmi. Shqipëria bëhet me shqiptarë të ndershëm, me ligje. Ligji duhet të dënojë kush vjedh popullin, shtetin, trojet. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.
Ka burra dhe vajza të ndershëm në Shqipëri që e duan vendin dhe nuk korruptohen. Mos u dorëzoni, rrini të bashkuar. Për 35 vite na kanë drejtuar komunistët. Boll me Salën dhe Ramën. Akoma flasim për drita e ujë, për shëndetësi.
© Panorama.al











