“Ata kanë pushtetin, por ne kemi Shqipërinë”- Aktivisti: Të betohemi se nuk do e lemë vendin të zbrazet që ta vjedhin këta! Nuk ka koncesion që zëvendëson një fëmijë që largohet

Jun 18, 2026 | 20:16

Vijoi për të 19-tën ditë protesta masive kundër qeverisë Rama.


Në sheshin para Kryeministrisë e mori fjalën dhe aktivisti Ilir Xhemalaj, i cili i kërkoi protestuesve të betohen se nuk do e lënë vendin të zbrazet.

Ai shtoi se sado kulla dhe koncesione të japë qeveria, nuk e zëvendësojnë dot një fëmijë që largohet apo vatrën e një familje.

Aktivisti: Shqiptarët nuk dorëzohen. Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me këta. Nuk ka kullë që zëvëndëson një familje, nuk ka koncesion që zëvendëson një fëmijë që largohet. Nuk ka investim që vlen sa një vatër e ndezur në shtëpitë tona. Ata kanë pushtetin, por ne kemi Shqipërinë. Ndaj sot ngrini flamurët sa më lart, të betohemi para njëri tjetrit se nuk do e lëmë Shqipërinë të zbrazet dhe ta vjedhin këta. Revolucion.

© Panorama.al

Te lidhura