“Fitorja është e jona”- Ish polici Krenar Ahmeti në protestë: 90% e popullit shqiptar është me ju! 61% thonë “Rama ik”

Jun 18, 2026 | 20:35

Edhe sot në ditën e 19-të mijëra vetë u mblodhën në protestë kundër qeverisë Rama. 


Në podiumin e improvizuar foli edhe ish-polici Krenar Ahmeti. Ai u shpreh se 90% e popullit e mbështet protestën, teksa 61% thotë “Rama ik”.

Ish-polici: Me parametra shkencorë është gjetur në anketa 90% e popullit shqiptar është me ju. 61% e popullit me parametra shkencorë thotë Rama ik. Burra janë parametra shkencorë nuk janë llafe pazari. Prandaj është frikësu ky zotëria këtu se i lexon mirë. Burra mos e lëshoni zërin. Fitorja është e juaja, e ardhmja do jetë e fëmijëve tanë. Ju lutem qëndroni për fëmijët tanë. Zoti e bekoftë këtë dhe të këndshëm.

© Panorama.al

Te lidhura