“Nuk u del pensioni as për letrën higjienike!”- E reja nga Londra i bashkohet protestës: Gjyshja ime vdiq sa nga një spital në tjetrin, ky plehra e ka mjekësinë të siguruar jashtë

Jun 18, 2026 | 21:12

Një e re shqiptare që jeton në Londër i është bashkuar protestës së 19-të qytetare në Tiranë, ku ka folur për emigracionin, pensionistët dhe problematikat në shëndetësi.

“Jam këtu për të gjithë ata që kanë ikur në emigracion për një jetë më të mirë, për të mbajtur prindërit e tyre, për të blerë ilaçet e gjyshërve, sepse ai pension nuk i del as për letrën e banjos”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se gjyshes së saj i iku jeta duke shkuar nga spitali në spital, ndërsa kryeministri Edi Rama i merr shërbime jashtë vendit.

“Gjyshes sime i iku jeta duke shkuar nga spitali në spital, sepse nuk i jepnin dot një diagnozë dhe ashtu vdiq, pa e ditur se çfarë kishte, prej atij plehrës që ikën dhe ka mjekësinë jashtë që e mbulon. Jeni kaq të bukur dhe na keni bërë kaq krenarë. Jeni arsyeja që ne një ditë do të kthehemi”, tha ajo.

Në fund, e reja iu bashkua thirrjeve të protestuesve një zëri, duke thirrur ‘himnin’ e kësaj proteste: “Rama, jep dorëheqjen!”.

© Panorama.al

Te lidhura