Media italiane “RaiNews” i ka kushtuar një artikull faktit që këngëtarja shqiptare Dua Lipa mbështet protestat që vijojnë në Tiranë.
Media shkruan se këngëtarja ndan shqetësimet e protestuesve dhe e quajti mobilizimin popullor “frymëzues”.
“Në podkastin e Klubit të Librit Service95, në një bisedë me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, Dua Lipa shprehu mbështetjen e saj për protestat kundër projektit për një vendpushim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner në Shqipëri.
Këngëtarja tha se ndan shqetësimet e protestuesve në lidhje me transparencën e projektit dhe e quajti mobilizimin popullor “frymëzues”. “Ajo që e gjej vërtet shqetësuese është parimi se qeveria thjesht mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjet mjedisore pa asnjë konsultim publik”, tha ajo.
Projekti i turizmit, i vlerësuar të ketë një vlerë prej 4.6 miliardë dollarësh , u propozua për herë të parë për vitin 2024. Protestat filluan në fund të majit, pasi u instaluan gardhet dhe buldozerët mbërritën në zonën e prekur, dhe vazhdojnë çdo ditë në Tiranë. “, shkruan media italiane.
© Panorama.al













