Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet në Komisionin për Nismat Qytetare nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të shtyrë deri në shtator kërkesën që do të dërgohet në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Pyetja iu drejtua nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.
“A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë të paktën deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku. Si i garantoni qytetarët se SPAK zbaton të njëjtin standard ndaj çdo zyrtari, politikani pavarësisht përkatësisë politike dhe se drejtësia nuk perceptohet si selektive.”, u shpreh deputetja e PD.
Kryeprokurori deklaroi se nëse kanë prova mund t’i paraqesin në prokurori, ndërsa shtoi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
“Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse mendoni se keni prova, paraqitini ato për ndjekje penale në organet kompetence. Unë i qëndroj të njëjtit mendim se janë të gjitha të barabartë para ligjit.”, tha ai.
© Panorama.al












