Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me setin e saj të fundit fotografik, ku shfaqet me bikini ngjyrë argjendi.
Biznesmenja dhe influencuesja amerikane vijon angazhimin e saj në fushatat me veshje plazhi, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe të reja nga ky projekt.
Në postimin e fundit, Jenner ka publikuar disa fotografi ku pozon me stilin e saj karakteristik, duke marrë mijëra reagime nga fansat. Ajo ka zgjedhur një palë bikini në nuancë argjendi, të cilat i japin një pamje elegante dhe tërheqëse.
Ylli i familjes Kardashian-Jenner, e cila ndiqet nga rreth 380 milionë persona në rrjetet sociale, vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në botën e modës dhe të showbiz-it.
© Panorama.al















