Gazetari Ismet Drishti në protestën qytetare për dorëheqjen e Ramës u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të shprehin qëndrimet e tyre.
Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama që sulmon qytetarët dhe protestuesit që flasin në parlament, ndërsa u shpreh se vetë “ka nxjerrë në Parlament për të folur Zegjinenë”.
Në vijim, Drishti bëri thirrje për të mos harruar sloganin e protestës: Rama në burg, Berisha në burg,”
“Duhet të flisni të gjithë ju. Unë dola sepse e shoh naltgjatësinë e tij që tallet me folësit, thotë kush foli? Kush guxon me e thotë këtë? Ai që ka vënë në parlament për të bërë ligje Zegjinën, ai që ka vënë në parlament për të bërë ligje Frida Krifcën që ju bën akademin e çobenjve. Ai ju nxjerr në Parlament Ulsi Manjën, Bora Muzhaqin. Edhe ana tjetër që ju ka nxjerr në parlament për me fol Jenisherin, ju ka nxjerr me ju këndu Lul Bashën, e mbani mend si e këndonte himnin.
Secili nga ju keni të drejt për të folur, keni edhe mend për të folur shumë më tepër se secili i atyre që nuk i takon.
Mbajeni mend, mos e harroni “Rama në burg, Berisha në burg”, sepse 2008 e bënë bashkë, vendosën bashkë të dy që të vendosin ata të dy kush do ta drejtojë Shqipërinë”, tha Drishti.
© Panorama.al











