Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete!

Jun 27, 2026 | 21:01

Paralajmërimi i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh u komentua edhe në protestën e qytetarëve shqiptarë, të cilët mblidhen prej tre javësh kundër kryeministrit Edi Rama.

Protestuesja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj deklaroi se presidenti serb duhet të marrë edhe mikun e tij, Edi Rama me vete.

“Sot na takon të jemi shumë sepse serbët sapo përcollën Vuçiç dhe ne do ta përcjellim Ramën. Kemi thënë Rama jep dorëheqjen. Berisha në burg, Rama në burg. Kemi thënë Rama jep dorëheqjen, merr edhe Saliun me vete. Ndërsa sot i themi Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete. “, u shpreh ajo.

© Panorama.al

Te lidhura