“Do të ketë edhe arrestime të tjera!” – Protestuesit thirrje në kor: O Erion prite Belindën se po vjen!

Jun 27, 2026 | 20:52

Qytetarët që janë mbledhur në protestë bënë thirrje për arrestimin e Belinda Ballukut, krahas kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha.

Ata theksuan se do të ketë edhe arrestime të tjera brenda Partisë Socialiste, duke iu referuar ish zëvendës kryeministres nën akuzë nga SPAK.

“Rama në burg, Berisha në burg.”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen. O Erion o legen, prite Belindën se po vjen”, thirrën ata në kor.

© Panorama.al

Te lidhura