Një protestues ka deklaruar gjatë tubimit se është duke u punuar për ngritjen e një kuvendi kombëtar, duke bërë të ditur se janë mbledhur kandidatë potencialë për këtë proces.
Sipas protestuesit, pas përzgjedhjes, numri i përfaqësuesve do të jetë jo më pak se 300 dhe ata do të kërkojnë miratimin e qytetarëve.
Ai deklaroi se protesta do të vazhdojë deri ‘në rrëzimin e këtij regjimi të kalbur’.
“Kam folur për ngritjen e një kuvendi kombëtar, i jemi futur punës për ta bërë këtë. Janë mbledhur 500 kandidatë potencial, por para se të vazhdojmë kemi nevojë për një miratim për një pëlqim.
Në çastin që ata njerëz do të përzgjidhen do të jenë jo më pak se 300. Do të vijnë këtu para popullit dhe secili do të marrë miratimin e popullit.
Ju lutem mos e pakësoni protestën, protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e këtij regjimi të kalbur”, tha protestuesi.
© Panorama.al












