“Endri Fuga, blerja e re e merkatos së korrupsionit!” – Gent Progni: E solli nga larg për të prishur algoritmin! Do ta çojmë edhe atë në burg si kryeministri

Jun 27, 2026 | 21:24

Aktivisti dhe eksperti Gent Progni ironizoi teksa tha se kryeministri Edi Rama ka bërë blerjen e re të korrupsionit, duke theksuar se ka kthyer në vend Endri Fugën. 

Para protestuesve, ai tha se kryeministri e solli Fugën nga larg për të ndikuar në algoritëm, ndërsa shtoi se do ta çojnë edhe atë në burg.

“Flas për blerjen e re të merkatos së korrupsionit që është Endri Fuga, e solli nga larg për të prishur algoritmin. Por ka bërë gabimin e jetës se do ta fusim edhe Fugën në burg, se kemi informacion edhe për korrupsionin e tij.”, tha Progni. 

Më pas, Progni foli edhe për një takim me influencuesit që janë kundër prorestës, teksa i paralajmëroi se do t’u nxjerrë fondet që kanë marrë nga pushteti.

“Dje ka bërë një takim edhe me influencerët që nuk e duan protestën. Iu them se secili nga ata që do të dalin kundër protestës, do t’ju nxjerrim fondet që kanë marrë nga qeveria dhe do t’i çojmë edhe ata me dosje në burg.”, shtoi ai. 

© Panorama.al

Te lidhura