Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti iu bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën dhe të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e Edi Ramës.
Ai deklaroi se SHBA dhe Evropa janë me qytetarët shqiptarë.
“Nga Vermoshi në Konispol nuk duhet me e lëshuar frontin. Jemi këtu për fëmijët tanë. Këtu jemi për të ardhmen e tyre. Duhet edhe pak. Duroni! Ju lutem me datë 4 korrik të jemi prapë këtu në shesh derisa ai të japë dorëheqjen.
Zoti e bekoftë Amerikën. Jemi shtet prej atij kombi. Duhet patjetër të tregojmë se e duam atë vend. E duam Evropën. Amerika është me ne. Evropa e përparuar është me ne.”, shtoi ai.
© Panorama.al











