Ironia me Diellën/ Publikohet videoja, ministrja e Inteligjencës Artificiale ‘jep dorëheqjen’ para protestuesve: Radha juaj kryeministër

Jun 27, 2026 | 21:04

Një video ironizuese është publikuar nga protestuesit gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet “Diella”,  ministrja e Inteligjencës Artificiale, duke bërë një deklaratë për dorëheqje.

diella

Në video dëgjohet Diella që deklaron dorëheqjen në mënyrë simbolike, ndërsa i bën thirrje që këtë gjë ta bëjë edhe Rama.

Në videon e publikuar dëgjohet mesazhi: “Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër.”

© Panorama.al

Te lidhura