Pjesë e protestës së 28 qytetare ishte edhe aktori i njohur, Mehdi Malkaj, i cili në fjalën e tij kritikoi kryeministrin Rama.
Duke iu referuar folësve të mëparshëm, Malkaj tha se ata “kanë pasuruar gjuhën shqipe”, ndërsa tha se emri i Edi Ramës e bën pis gjuhën shqipe.
Ai tha se nuk duhet të arrestohen qytetarët, por Edi Rama, që siç theksoi ai ka shitur Sazanin, Vlorë dhe 12 milje det.
“Këta parafolësit e mi pasuruan gjuhen shqipe. Se psh Edi Rama, ai maskarai, do thuhet jo Edi Eama, maskarai, qelbësira, ndyrësira, haleja. Se emri i tij na bën pis gjuhën dhe ne duhet ta mbajmë të pastër gjuhen tonë.
Miq të dashur dëgjova që kanë marrë disa djem të protestës, i ka marrë policia. Shumë turp. Po tani kushtetuta thotë që jemi të barabartë para ligjit. Po pse nuk fusin këtë maskarain në burg?! Pse nuk e fusin këtë edepsëzin që të kalbet atij? Sepse ka hequr butrentit, ka hequr 12 milje det, ka hequr Vlorë, Sazanin. Nuk i kemi më, i ka shitur”, tha aktori, duke deklaruar se “nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria”.
© Panorama.al












