Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 qytetare, ku ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore.
Ajo deklaroi se Shqipëria, toka dhe bukuritë e saj natyrore nuk duhet të trajtohen si pasuri për t’u shitur.
Salis e nisi fjalën e saj me mesazhin se “Europa nuk është në Bruksel, por është këtu në Shqipëri”.
Ajo deklaroi se në Shqipëri po bëhet historia dhe është “shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona”.
“Europa nuk është Bruksel, por Europa është këtu në Shqipëri. Populli me inteligjencës dhe të drejtën e vet për të vendosur po ngrihen në këmbë. Sot Shqipëria, toka e vet, bukuria nuk janë një plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë.
Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura. Këto nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanike. Ky model duhet që duhet të kundërshtohet sepse bazohet mbi korrupsion dhe privilegjet dhe interesat e më të fuqishmëve. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe Botë.
Këtu po bëhet historia, këtu po hapet rruga për të gjithë popujt. Një shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona dhe oligarkët të mos vendosin për ne. Shqipëria nuk është në shitje dhe Evropa nuk është në shitje”, deklaroi eurodeputetja.
© Panorama.al












