Libri ‘rozë’ i Ramës, protestuesi: ‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve! Do të jetë dosja që do e çojë kryeministrin në qeli

Jun 27, 2026 | 20:14

Një protestues theksoi se “Albanian Files”, libri që përmban projekte që synohet të ndërtohen në Shqipëri, do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama  në burg.

Ai theksoi se në atë libër janë tokat e të gjithë shqiptarëve dhe se ka projekte që populli nuk është në dijeni që do të bëhen.

Albanian Files”, një libër me 750 faqe ka dalë. Aty janë tokat e të gjithë shqiptarëve. Kryeministri Rama në bashkëpunim me arkitektë të ndryshëm kanë vendosur çfarë do të bëhet në Shqipëri për 100 vite. Tokat tona, shtëpitë e kullotat tona, lumenjtë e liqenet janë pjesë e projekteve që ne as nuk i dimë.

Gjatë kësaj kohe ka shumë projekte shumë shkatërruese që po vijojnë siç ka edhe projekte që falë kësaj proteste janë ndaluar. Ajo dosje do të jetë dosja që do e shoqërojë kryeministrin Rama drejt e në qeli. “, theksoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura