Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi në emisionin Vetting! Si prej 13 vjetësh nuk gëzon pronën e trashëguar nga gjyshi, gjyqtarja nuk zbardh vendimin

Feb 13, 2025 | 20:13

EMISIONI VETTING

Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të falsifikuara, 76-vjeçari përballet me një realitet edhe më të tmerrshëm: kërcënimet për jetën.

I frikësuar dhe i braktisur nga institucioni që duhet ta mbrojnë, Ahmeti kërkon drejtësi, por e gjen veten të bllokuar, pasi atij nuk i zbardhen vendimet për të cilat ka pritur për më shumë se dy vjet.

Sipas avokatit  Arben Llangozi: “Qytetarët vuajnë për të marr një vendim të arsyetuar nuk kemi vetëm një rast por kemi shumë raste të pa arsyetuar”.

Pasuri me letra, e certifikuar, por asnjë centimetër katror ai nuk mundet ta mbjellë, të paktën jo deri tani. Toka e tij, e cila duhet të ishte një mundësi për të ndihmuar vetë dhe familjen e tij, ka mbetur thjesht një copë dokument që nuk e ushqen dot.

Denoncuesi Ahmet Bilali shprehet: “Agjencia e kthimit të pronës më ka kthyer disa prona të trashëguara i kam të certifikuar të hipotekuar dhe nuk e gëzoj pronën, nuk  më lënë ta gëzoj.”

Pala tjetër që pretendon pronën, sipas denoncuesit, nuk ka dokumentet përkatës.  Duke ndërtuar dhe gëzuar aktualisht mundin e dikujt tjetër.

Ahmet Bilali vijon: “Si ka mundësi si mund të ndodhi reforma agrare të përdoret  1946  të përdoret në gjykatë dhe prokurori. Si mund të ndodhë se 2 kryetarë gjykatash ia kanë hedhur poshtë 3 herë. Është e imja thonë më jepni more një dokument që keni. Jam i certifikuar dhe s’më lënë të gëzoj pronën kanë pasur edhe kurajën të më çojnë në gjyqe me një dokument të falsifikuar të reformës agrare 1946 0–që është i falsifikuar .”

Avokati Arben Llangozi sqaron për Vetting se: “Bëhet fjalë që kemi të bëjmë me kalim pronësie me ligj por nëse i kanë kaluar më parë një personi tjetër kemi një shprehje që përdorim në drejtësi  nuk mund të kaloj e drejta e pronësisë  kur i ka kaluar një personi tjetër, rrjedhimisht dokumenti i reformës agrare është i pavlefshëm”.

I moshuari është lodhur nga 13 vjet betejë e pafundme ligjore për të rikthyer një pronë që e ka të trashëguar dhe me certifikatë pronësie.

Myshit Vorspi, kryetari i shoqatës Pronësi në drejtësi shprehet:  “Gjithë kjo kohe e gjatë ka shërbyer vetëm për një gjë që pronarët të degdisen në  gjykata ku sot një  proces gjyqësor të kaloj 3 shkallët e gjyqësorit që vendim përfundimtar quhej vendimi i Gjykatës së Lartë sot që ne flasim me këtë ecuri të kaloj shkallët e gjyqësorit do minimalisht 15 vjet.”

Pas shumë vitesh agoni, në fund, një dritë shprese ka ndriçuar në fund të tunelit: një vendim gjykate që ia kthen pronën. Por kjo dritë, duket se është thjesht një iluzion, sepse vendimi është mbyllur prej dy vitesh në sirtarin e gjykatës, aty ku duket se i shërben më shumë pluhurit sesa drejtësisë. Të gjithë prisnin një ringjallje të drejtësisë, por për Ahmetin, ky është një tjetër kapitull i pafund i pasigurisë, ku pas çdo dritë, një errësirë e re ndjek pas.

76-vjeçari Bilali sqaron se: “Gjykata ka marr vendim me më liru sendin ka dy vjet nuk e zbardh vendimin gjyqtarja. Se u ka fshehur vjedhjen.”

Bilali, denoncon gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë. Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformës Agrare i falsifikuar. Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej  2 vitesh nga marrja e vendimit.

Në qytetin e Shkodrës është një gjyqtare është Arta Llazari ka me 100-dra çështje që nuk cakton data kam një çështje që bën 5 vite që nuk ka caktuar datën.  Këto shkelje kanë qenë edhe më parë por sistemi i drejtësisë nuk i ka evidentuar duke kaluar pa u vënë re.”, sqaron avokati Llangozi.

Një drejtësi e vonuar që po lodh në çdo qelizë këtë të moshuar që nuk kërkon asgjë tjetër veç se pronën e trashëguar nga gjyshi i tij.

“Të gjithë këta e dinë që është  toka ime e blerë me napolona ari”, thotë Ahmet Bilali.

Por edhe pse me një certifikatë të dhënë nga Kadastra e Shkodrës sot ASHK që në vitin 2010, ai vetëm sa e posedon atë si dokument, ndërsa prona vazhdon t’i mbahet “peng” në mënyrë të kundërligjshme fqinjët e tij, ndërsa institucionet në të cilat ka trokitur nuk e kanë mbështetur 76 vjeçarin.

Sipas kryetari të shoqatës pronësi në drejtësi Myshit Vorpsi: “ Po luhet me jetën e pronarëve në mënyrë që shteti mos të bëj asgjë.”

LEXO EDHE:  Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi në emisionin Vetting! Si prej 13 vjetësh nuk gëzon pronën e trashëguar nga gjyshi, gjyqtarja nuk zbardh vendimin

 VETTING: Gjyqtarja që i mban peng pronën të moshuarit në Shkodër, i jep tendera kompanisë së vëllait të saj! Si Arta Llazari gjykoi në konflikt interesi vrasjen e futbollistit të Vllaznisë

VETTING/ Institucionet në Lezhë zvarrisin qytetarët të rimarrin tokat e grabitura me dokumente false! ASHK sfidon Gjykatën, refuzon të regjistrojë pronën e Nik Palokajt

 

 

© Panorama.al

Te lidhura