Një valë lëvizjesh dhe emërimesh të reja është bërë në radhët e Policisë së Shtetit, duke sjellë ndryshime në drejtimin e disa prej komisariateve kryesore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Rokada ka prekur strukturat policore në kryeqytet, si dhe në Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë.
Ndër emërimet e reja janë:
Bilal Selmanaj – Shef i Policisë Kufitare Dibër
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Agolli – Shef i Komisariatit të Matit
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
© Panorama.al












