Aktivistja Luçiana Kokaj foli nga protesta para Kryeministrisë në ditën e 19-të, ku u shpreh se shqiptarët e diasporës nga Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika janë nisur për në atdhe.
Sakaq, ftoi protestuesit të rezistojnë pasi betejat tha ajo i fitojnë ata që rezistojnë.
Luçiana Kokaj: Shqiptarë nga Anglia, nga Franca, Belgjika e Gjermania, janë nisur të gjithë këtu, për t’i dhënë fund kësaj klike të korruptuar. Ata që po vijnë do të kenë më shumë arsye për të qëndruar me ne. Rama jepe dorëheqjen! Rezistoni. Kemi duruar 35 vite, ndaj duhet të durojmë dhe të reagojmë për familjet tona. Betejat i fitojnë ata që rezistojnë më gjatë.











