Një i ri me aftësi të kufizuara i është bashkuar protestës së 19-të në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve dhe u ka bërë thirrje punonjësve të administratës që t’i bashkohen tubimit.
“Turp të kesh, o hajvan kryeministër, që quajte një popull që ka bërë krenarë të gjithë botën me këtë protestë dhe ti i thua hajvan. Hajvan je ti dhe ta them me pikë turpi, drejt e në sy”, u shpreh ai.
I riu iu drejtua edhe punonjësve të administratës, duke i ftuar të mos heshtin dhe të marrin pjesë në protestë për të “larë” mëkatet e tyre, që me votë kanë mbajtur sipas tij për 13 vite këtë qeveri në pushtet.
“13 vite keni bërë mëkat me votën tuaj duke votuar këtë qeveri që nuk ka lënë gjë pa vjedhur. Bashkohuni në këtë protestë, është koha të lani mëkatet që keni bërë 13 vite duke mbajtur në pushtet këtë njeri për një rrogë”, deklaroi protestuesi.
I riu: Përshëndetje, popull shqiponjash. Turp të kesh, o hajvan kryeministër, që quajte një popull që ka bërë krenarë të gjithë botën me këtë protestë dhe ti i thua hajvan. Hajvan je ti dhe ta them me pikë turpi, drejt e në sy.
Dua t’u drejtohem sot punonjësve të administratës. Ne jemi shembull: njerëzit vijnë me aftësi të kufizuara nga qytetet e Shqipërisë dhe ju heshtni. Është koha juaj. 13 vite keni bërë mëkat me votën tuaj duke votuar këtë qeveri që nuk ka lënë gjë pa vjedhur. Bashkohuni në këtë protestë, është koha të lani mëkatet që keni bërë 13 vite duke mbajtur në pushtet këtë njeri për një rrogë.
Edhe ne jemi të punësuar, edhe ne kemi biznese, por nuk ka gjë që na ndal. Nuk kemi frikë që ta bëjmë Shqipërinë. Ditën e shtunë, të dielën, është koha e fundit e juaja, punonjës të administratës. Ne jemi pjesë, fitoni krenarinë. Dua t’ju përshëndes dhe ta mbyll me një thënie: “Shqipërinë e pabërë bëje të bërë, bëje ose vdis.” Poshtë tradhtarët.
© Panorama.al












